Kush don të formojë Akademi te re shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoni?

Shoqata akademike e shqiptarve për shkencë dhe art me Qendër në Tetovë, informon opinionin e gjërë publik, se zërat dhe orvatjet e reja që paralajmërojnë ndarje nga Akademia Maqedonase e shkencave, janë një klithje dhe një orvatje e vonuar, nxitur natyrisht nga zyera nga kazanet e LSDM- për të ndalur punën e ASHSH në Tetovë.

Intervista të tipit si kjo të dhëna dje , jo vetëm që është e vonuar, por si tillë ngërthen në vete demagogjinë e individit me shumë pushtet e privilegje nga 92-sha, e që nuk shkon,”ama hiç fare”; aq më tepër nga se, i njëjti kërkon ” tani më kur janë konsumuar të gjitha”, se gjoja nuk shkuaka mëtej me “ata”,(duke aluduar në maqedonasit), që sipas tij, tani erdhi koha të marrim hisen tonë prej 30%!

Po, po, janë të vonuara shumë reagimet o “njeri i mirë”. Intervista e Akademikut për të gjithë ne është e qartë! Si këtu në Maqedoni, ashtu edhe më gjërë. Po i njëjti, Akademik me miqësi arriti të jetë edhe në Akademinë e Shkencave të Kosovës, me alamet privilegje madje edhe anëtarë i të gjitha bordeve të SDMS; bordeve të të gjitha bankave; që janë dëshmi të mjaftueshme për sejcilin shqiptar këtu tek ne.Ky “ekspert” i pa zëvendësueshëm, sot e ngre zërin dhe i kthen përgjigjen Kulltukut të vet, në të cilin është ulur prej kohësh! (tani edhe disa muaj duhet të shkon në pension si që I ndoqi kolegët e tij me vrazhdësi dhe me moshë 64 vvjeçare, ani që ligji ishte që domosdo personi juridik të vazhdon kontratat edhe nga 1 vjet, deri në moshën 67 vjeçare)

Po i njëjti tani, ” që nuk hesht” merr guximin të ndajë drejtësinë!

Zotëri i nderuar, qëndro aty ku je se edhe për ty ka fund! Çdo gjë këtu është aq e qartë dhe aq e nënkuptueshme edhe për të tre anëtarët e tanishëm që kanë, po këto privilegje, përveç njërit që nuk është Anëtarë i Akademisë të Kosovës. Të më falin kolegët e respektur, por shtrohet pyetja; kush janë ata që kapin me dy duar çdo gjë, dhe gjithkund, përherë?

Vallë, a nuk ka njrrëz të tjerë që duhet të ecin mëtej, të promovohen për punën dhe mundin e tyre shkencor e kombëtarë; apo për punën e tyre shumë-vjecare akademike dhe me më shumë se 42 vjet punë arsimore e shkecore?

Këta persona të cilët duan të dalin në skenë, pasi kanë përthithur skajshmërisht të gjitha; ama të gjitha, të gjitha; tani e ngrenë zërin dhe duan të na ndajnë Akademinë, duke qenë ende edhe mëtej pjesë e asaj Akademie që tani po e anashkaluakan!

Kjo dyftyrësi,(Sui Generis), sa është ironike, po aq edhe qesharake, nga se përgjatë gjithë kohës sa qëndruan atje ku edhe janë këta zotërinj; numri i shqiptarëve nga 1,4 % jovetëm që nuk u shtua, por zbriti në 1% , Dëshmi, zgjedhjet e fundit, kur dihet mirëfilli, se po të njëtët, edhe në ditën e votimit nuk ishin fare tek Kutia e votimit që të votojnë superkandidaten e tyre pa asnjë punim shkencor të publikuar, thjesht pa sngjë?

Akademikët shqiptarë, duhet të kërkojnë fajle publike për paratë e taksapaguesëve shqiptarë që kanë marrë atje dhe në momentin, kurr është përpiluar ajo Enciklopedia fyese, ndaj shqiptarëve. ( me protagonist, Blazhe Ristevski, i cili sa qe gjallë mbolli Helm e Vrerë në një intervistë dhe ceku se ka libër- ditar për vërrejtjet gjatë shqyrtimit publik, që për tre muaj rrjesht, asnjë akademik shqiptarë nuk ka dhënë as edhe një vërrejtje me shkrim për përmbajtjet fyese ,deningruese e nënçmuse që iu bë shqiptarëve).

Andaj u bëjmë thirrje publike dhe ju lusim shumë, duke pasur respektin kolegial, që mos t,a pengoni punën e Akademisë tonë të themeluar ca kohë më parë; të kenë kujdes e të na leni rehat, sepse ne shqiptarët edhe kur qe puna e hapjes së Univerzitetit të Tetovës, rrezistuam, qëndruam vertikalisht edhe pse individë të caktuar(shokë të akademikut), thonin se kjo është “fëmijë i vdekur”, apo Kotec pulash, e të tjera profka; por sot, po ai Universitet është shëndruar në një gjigand të fuqishëm pedagogjik.

Ndërsa për UEJL-në thonin se këto Baraka do lidhen e ngrihen me Helikopter të Unproforit kur të shkojnë këta të huajt; por Barakat e tilla u bënë Instucion respektibil dhe pastaj po të njëjtët erdhën në krye të Intitucionit.

Sa për Informimin tuaj, Akademinë tonë,(tanimë të rregjistruar) e përbëjnë 10 persona, nismëtarë professor autoritativ nga UT-ja dhe UEJL si dhe veprimtarë të dalluar të çështejs kombëtare, njerëz me vepra të dëshmuara dhe me bagazh të fuqishëm kombëtar, që nuk kanë vrapuar kurrë pas posteve të pushtetit. Akademia Shqiptare për nga struktura e njerëzve dhe punët që bëhen në te; që në fillim, nga 29.12.2021 është përcaktuar të funksionojë si Akademi e mirëfilltë me Taban kombëtar dhe si tillë do të mbetet.

Ajo, momentalisht punon në një Projekt të përbashkët me ASHSH , dhe një Projekt me Komunën e Tetovës për emërtimin e rrugëve, çështje shumë e rëndësishme e cila për 30 vite rrjesht, nuk është prekur nga askush!

Shpresojmë në mirkuptimin e dashamirësve dhe mbetemi me bindjen që; rrugën që kemi nisur dhe amanetin e atëdhetarëve tanë, do ta çojmë gjer në fund! Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art-Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu