Kush e bëri ushtrinë? Thaçi e Haradinaj nisin betejën e re (VIDEO)

Vazhdojnë prplasjet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Përveç mospajtimeve lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, presidenti dhe kryeministri kanë nisur edhe një garë tjetër, se cili i ka meritat për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Menjëherë, pas votimit në Kuvend, të tri projektligjeve që lidhen me ushtrinë, presidenti Thaçi publikoi një video në Facebook në fokus të së cilës ishin deklaratat e tij të më hershme për formimin e ushtrisë.

Ndaj, kësaj videoje të presidentit Thaçi, ka ardhur kundërpërgjigja nga kabineti i kryeministrit Haradinaj.

Këshilltari i Haradinajt, Eroll Belegu ka publikuar një video tjetër nga vizita e kryeministrit në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Belegu e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Ja si e bëmë ne [ushtrinë]”.

Të kujtojmë se kryeministri Haradinaj, pas kthimit nga vizita në SHBA ka deklaruar se Kosova shumë shpejt do të ketë ushtrinë e saj.

Haradinaj ishte pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington, ku Mattis kishte konfiruar mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force në ushtri, konform planit strategjik të paraparë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu