Kush e shpëtoi Mijallkovin, Artan Grubi apo Ali Ahmeti me ambasadorët rus?

Deputeti opozitar shqiptar nga Aleanca për Shqiptarët, Adnan Aziri ka reaguar pas lajmeve të sotme se Mijallkov është dënuar me tre vite burg dhe 3.6 milionë euro dënim në para, shkruan InfoShqip.

Ai thotë se përderisa shqiptarët vetëm për gjuajtje vezësh nëpër protesta marrin dënime me burg me më shumë vite, e ndërsa Mijallkov me dënime qesharake edhe pasi ka vjedhur qindra miliona euro e me krime të shumta.

Shkrimi i plotë i deputetit të ASH-së, Adnan Aziri:

“Kush e shpëtoi Mijallkovin, Artan Grubi apo Ali Ahmeti me ambasadorët rus?

Të nderuara media, të nderuar qytetarë

Sot ishim dëshmitarë edhe të një marrëveshje të turpit mes sistemit të drejtësisë dhe njërit nga kriminelët e dy regjimeve në vazhdimësi, Sasho Mijallkov. Derisa qindra shqiptarë merrnin dënime dragonike për hudhje vezësh në protesta, disa burgime të përjetshme në procese të montuara, Sasho Mijallkov, i cili ndërtoi një Perandori të krimit dhe korrupsionit, shpëtoi me vetëm 3 vite burg. Për të qenë ironia edhe më e madhe, atij ju shqiptua edhe një gjobë prej 36 miljon euro, derisa i njëjti akuzohet për keqpërdorimin e qindra miljona eurove.

Pyesim publikisht a u morr vesh Artan Grubi me Sasho Mijallkovin, apo Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët e Rusisë dhe Serbisë.

Sido që të jetë epilogu tanimë dihet, Sasho Mijallkov në liri e shqiptarët në burg.

Adnan Neziri, deputet”, ka shkruar ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu