Kush është artisti i njohur turk që do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Detaje të reja po dalin dita-ditës për festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë. Së fundmi, në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” është konfirmuar artisti turk Emir Taha, i cili do të iu bashkohet artistëve të tjerë që janë pjesë e festivalit.

Më herët janë zbuluar emra të njohur si: Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey dhe Mahmood. Sakaq, në festival do të performojnë edhe dy emra të njohur botëror, por që ende nuk janë bërë të ditur.

Festivali “Sunny Hill” është vendosur të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.

Në Prishtinë, rikthehet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërsa në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu