E quajnë Dorinela, është një e re nga qyteti i Lezhës dhe u ka bërë përshtypje mjaft personave për shkak të pamjes dhe fotove të saj.
Dorinela poston herë pas here foto me armë në dorë, teksa udhëton me makinë. Se si mund t’i lihet arma në dorë një vajze kaq të re, ne nuk e dimë. Ndoshta nuk është e saja, por kujtojmë se kohët e fundit po shndërrohet në një fenomen shqetësues përhapja e armëve gjerësisht në vendin tonë.
Vetëm gjatë një dite në redaksinë e JOQ.al vijnë me dhjetëra foto me armë e drogë nga qytetarë që na përshëndesin anekënd Shqipërisë. Një pjesë e tyre edhe publikohen, ndërsa nga organet shtetërore nuk ka asnjëherë asnjë reagim.













