Kush është Entoni Blinken, Sekretari i ri amerikan i Shtetit në presidencën Bajden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden, emëroi të hënën ndihmësin e tij të vjetër, Entoni Blinken, si Sekretarin e Shtetit. Por kush është ai, dhe si do të jetë marrëdhënia e tij me Evropën? Ja çfarë duhet të dini mbi të:

Është evropianist, multilateralist dhe internacionalist. Lidhjet e Blinken me Evropën janë të vjetra, të thella dhe personale. Ai është një besimtar i thekur i aleancën transatlantike. “Bota është më e sigurt për popullin amerikan kur ne kemi miq, partnerë dhe aleatë”– tha Blinken në vitin 2016.

Ai e ka përshkruar Evropën si “një partnere jetike”,dhe i cilësoi si “budallallëk” planet e administratës Trump për të hequr trupat amerikane nga Gjermania. Për çdo çështje madhore të politikës së jashtme terrorizmin, klimën, pandemitë, tregtinë, Kinën, marrëveshjen bërthamore të Iranit ai ka një moto të vetën: SHBA-ja duhet të bashkëpunojë me aleatët e saj dhe brenda traktateve dhe organizatave ndërkombëtare.

Është frankofon. Blinken e flet shumë mirë frëngjishten. Shefi i ardhshëm i diplomacisë amerikane u transferua në Paris që fëmijë, kur prindërit e tij u divorcuan dhe kur nëna e tij, Xhudit, u martua me avokatin Samuel Pizar, një i mbijetuar i Holokaustit. Blinken ndoqi École Jeannine Manuel, një shkollë dygjuhëshe në Paris. Gjysmë-motra e tij, Leah Pizar, që tani jeton në Nju Jork, ka një shtëpi në Francë dhe drejton bordin e Projektit Aladin, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Paris që promovon dialogun multikulturor.

Ka punuar 6 vjet në Senatin Amerikan. Blinken punoi 6 vite në Senat, si një nga ndihmësit kryesorë të Bajden. Ai nisi punë aty në vitin2002 si drejtor i stafit demokrat në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ato vite i garantuan Blinken lidhje të forta me këshilltarët e tjerë të afërt të Bajden që punuan në Senat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu