Sot 4 policë burgjesh janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar një të dënuar në burg.
Kjo ngjarje u bë publike nga Komiteti Shqiptar I Helsinkut pak ditë më parë.
I dënuari ndaj të cilit është ushtruar dhunë është Gushi, një vrasës dhe grabitës serial.
Ai u arrestua në datën 29 mars të vitit 2012.
Por kush është Viktor Gushi?
Viktor Gushi, është autori i vrasjes së arkëtares Eleonora Kalocit, argjendarit Rrapo Sinanaj dhe plagosjes së policit Skënder Elmazi.
Gushi është autor i 16 ngjarjeve kriminale nga 2008- 2012.
Gushi ka pranuar autorësinë e të gjitha krimeve për të cilat akuzohet: “ishte shumë i qartë dhe i kthjellët, i shpjegonte në mënyrë kronologjike”.
Drejtori i Policisë shpjegoi gjithashtu se 44-vjeçari Gushi ka vepruar gjithmonë i vetëm dhe ky fakt e ka ndihmuar në jetëgjatësinë krimeve të tij.
Nga 16 ngjarjet për të cilat akuzohet, 4 janë grabitje apo tentativa grabitjesh në filiale të Raiffaisen Bank.
Ai gjithashtu ka sulmuar disa pika të grumbullimit të lekëve të faturave të dritave dhe ujit, një filial të Postës te Medreseja në Tiranë në vitin 2010 ku pati dhe një të plagosur dhe është autori i vrasjes së argjendarit Sinanaj disa muaj më parë.
Ai u kap në flagrancë në shtëpinë e tij falë një operacioni të koduar “Banka”, ku iu gjet edhe arma me të cilën i mori jetën arkëtares së NBG Bank dhe argjendarit Sinanaj: një pistoletë TT, si dhe një krehër me 7 fisheke, kaliber 7.62 mm, maska, doreza, veshja që ka përdorur në ngarjen e fundit.
Çaushaj sqaroi gjithashtu se Gushi ishte frekuentues i rregullt i kazinove dhe lojrave të fatit. Kur mbeste pa lekë, ai përgatiste sulmin e rradhës pasi e studionte për 2-3 muaj atë.
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Gushi ka pranuar të ketë sulmuar edhe disa banka në Greqi, por “nuk ishte i qartë” për adresat e sakta. /albeu










