Kryeministri Rama ka shpërblyer një ndër mbështetësit më të flaktë të tij kohët e fundit të televizionet shqiptare duke e bërë drejtor të Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Bëhet fjalë për Laert Vasilin që shpesh është parë edhe të kacafytet me këdo në publik kur ka ardhur debati tek Rama dhe qeverisja e tij.
Drejtori aktual i qendrës Elio Bajramaj është shkarkuar nga detyra, ndërsa pritet që këtë të premte Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës të votojë emrin e Laert Vasilit në krye të këtij institucioni. /albeu










