Nënoficeri i lartë i FSK’së, Baki Ejupi, ka vdekur sot pas testimeve fizike. Vdekjen e Ejupit e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Mund të konfirmojmë vdekjen e nënoficerit”, ka thënë Shala.
Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.
Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.
Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.










