Kush janë аta që marrin rroga më të larta në Maqedoninë e Veriut

Rrogën më të lartë në Maqedoninë e Veriut e marrin programuesit kompjuterik. Rroga e tyre tashmë ka tejkaluar mbi 80 mijë denarë apo mbi 1300 euro.

Pra në fushën e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve përkatëse, paga që është marrë në muajin mars ka qenë 80.128 denarë, ndërsa mesatarja nga tre muajt paraprak është 79.848 denarë.

Të tjerët që paguhen mirë janë nga aktivitetet e shërbimeve financiare, që marrin 56.260 denarë, ndërsa në vendin e tretë janë të punësuarit në industrinë e telekomunikacionit, paga mesatare mujore e të cilëve është 51.536 denarë.

Pasojnë biznesi farmaceutik me paga mesatare prej 50.295 dhe aktivitete tjera profesionale, shkencore dhe teknike, ku pagat arrijnë në 50.184 denarë.

Ndryshe, paga mesatare në muajin mars ka arritur në 31.080 denarë, që është një rritje vjetore prej 10,1 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu