Kush janë emrat që do ta drejtojnë qeverinë teknike?

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nuk shpalosin asnjë detaj në lidhje me emrat për qeverinë e re teknike. Mickovski ka njoftuar se në pjesën e dytë të dhejtorit, VMRO-DPMNE-ja do t’i shpalos kandidatët për qeverinë teknike e cila duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 prillit, shkruan gazeta Sloboden Pecat.

“Nuk kemi zgjidhje personale. Proceset që po rrjedhin aktualisht janë me rëndësi për neve. Në periudhën e ardhshme do të formojmë shtabin zgjedhor republican dhe shtabet komunale zgjedhore. Do të nisin edhe me matjen e opinionit publin në detaje, do t’i krijojmë edhe porositë dhe fjalët vendimtare që mendojmë t’i reflektojmë para qytetarëve. Ne seriozisht po përgatitemi për periudhën që vijon, kurse këto janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Opinioni do t’i mësojë emrat në kohën e duhur, në pjesën e dytë të dhejtorit”, tha Mickovski.

Për dallim nga heshtja e VMRO-DPMNE-së, për propozimet eventuale, në opinion tashmë janë lakuar disa emra nga LSDM-ja për pozitën kryeministrit teknik. Jozyrtarisht thuhet se në lojë janë ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, ai i MPB-së, Oliver Spasovski dhe sekretari general I LSDM-së Lupço Nikolovski. Kryeministri Zaev kohë më parë tha se në parti ende nuk është hapur kjo temë.

“Vendimin do ta marrim me partnerët e Qeverisë por edhe në LSDM. Po përgatisim program të mirë, promovim të mirë të kandidatëve dhe agjendë të mirë për të vizituar të gjithë qytetet dhe fshatrat. Por, do të kujdesemi edhe për atë se kush do ta drejtojë Qeverinë deri në zgjedhje. Kështuqë këta 2-3 emra që përmenden mund të jenë në lojë, por mund të ketë edhe diçka të tretë. Por, ju garantoj se do të jetë zgjedhja më racionale dhe më e arsyeshme. Kjo do të ndodh në pjesën e dytë të dhjetorit”, ka thënë Zaev. Rregullat e Qeverisë së Përzhinës janë: 100 ditë para zgjedhjeve të formohet qeveri e re. Kryeministrin teknik e propozon qeveria, kurse opozitës (në këtë rast VMRO-DPMNE-së) i takojnë ministria e Brendshme, ajo e punës dhe politikës sociale. Opozita i propozon edhe zëvendës ministrant e financave, të bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu