Kush janë investitorët e Portit të Durrësit

Edi Rama nuk pranon të japë përgjigje se kush janë zotëruesit e vërtetë të 60% të kompanisë që ai po u jep portin e Durrësit, ose më shumë se 1 milionë metër katrorë tokë, pronë publike e shqiptarëve.

E pyetur nga gazetarja, në lidhje se kush janë pronarët e vërtetët të kompanisë që pretendon të investojë 2 miliardë Euro në portin e Durrësit, Rama zgjodhi të bëjë atë që ka bërë ditët e fundit, të shfrenojë gojën dhe të ofendojë të gjithë njerëzit që mendojnë ndryshe nga ai.

Ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike që është e mirë për të gjithë, sepse sjell një investim prej 2 miliardësh për të ndërtuar portin turistik më të madh të Mesdheut’, tha Edi Rama, që më pas nisi të mbrojë projektin e tij, që nuk është aspak transparent.

Edhe sot Edi Rama e humbi mundësinë të sqarojë shqiptarët se kush janë pronarët e vërtetë të kompanisë që pretendon të ndërtojë në portin e Durrësit, se kush janë pronarët e vërtetë të kompanisë offshore, nëse është ai, apo dikush që investon në emrin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu