Sipas të dhënave për vitin 2025, kompania greke Protergia Energy udhëheq listën si tregtari më i fuqishëm në tregun e lirë të energjisë elektrike në Maqedoni, duke realizuar një fitim rekord prej 6.713.250 euro. Ky sukses i kompanisë së grupit Mytilineos vjen krahas rolit të tyre si furnizues kryesor me thëngjill për nevojat e termocentraleve të ESM-së në Manastir, shkruan portali Faktor.
Në vendin e dytë renditet MVM Partner (pjesë e holdingut shtetëror hungarez) me 2.623.779 euro, ndërsa e treta radhitet EVN Elektrodistribuimi me një fitim prej 1.536.661 euro.
Më poshtë vijon lista e plotë e 10 kompanive me fitimet më të larta në këtë sektor:
Protergia Energy (Greqi): 6.713.250 €
MVM Partner (Hungari): 2.623.779 €
EVN Elektrodistribuimi (Austri/Maqedoni): 1.536.661 €
Sole 24 (Shqipëri): 900.814 €
ESM Prodazba (Maqedoni – Shtetërore): 814.820 €
Infinitive Power (Greqi): 632.470 €
Future Energy Trading (Kosovë): 509.834 €
ETMT Energy (Shqipëri): 428.302 €
RES – Renewable Energy Supply (Bullgari): 355.626 €
Energy Financing Team – EFT (Serbi): 289.339 €
Nga kjo renditje, vërehet se dominimi mbetet te kompanitë e huaja, ku vetëm dy nga dhjetë kompanitë më profitabile janë vendase (ESM Prodazba dhe një kompani private). Kompanitë si Sole 24 dhe ETMT Energy luajnë një rol kyç duke furnizuar institucionet shtetërore si ESM dhe MEPSO në periudha të mungesave apo për mbulimin e humbjeve në rrjet./INA/










