Kush janë përgjegjësitë nëse vendoset një “Jo” për Shqipërinë?

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ditën e djeshme me ministren e Jashtme të Finlandës, Tytti Tuppurainen, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn iu përgjigj pyetje nëse një “Jo” për Shqipërinë do të ishte për shkak të problemeve të brendshme në Tiranë apo problem i brendshëm i BE.

Zyrtari në largim për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn u përgjigj duke thënë se situata politike në Shqipëri nuk ishte më e mira, sikurse dhe në BE duhej mbushur mendja qeverive të 27 vendeve të ndryshme. “Të gjithë shtetet kanë rënë dakord që të vendosin disa kushte që duhen plotësuar nga të dy vendet dhe sipas vlerësimit tonë, ata i kanë përmbushur. Ishin kushte të qarta dhe sipas nesh janë përmbushur. Por vendimi final përfshin edhe elementë politikë, që nuk janë pjesë teknike. Sigurisht që situata politike e brendshme në Shqipëri nuk ndihmoi.

Mendoj që duhet të tregohemi të drejtë me njëri-tjetrin në këtë proces. Duhet t’i mbushim mendjen qeverive të të gjitha vendeve anëtare”, u shpreh komisioneri Hahn për A2.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu