Kush mund ta hapë brenda një ore Urën e Mitrovicës?

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut të premten ka vendosur për hapjen për qarkullim të urës së Ibrit. Vendimi menjëherë ka nxitur reagimin e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar, që nuk e kanë mirëpritur.

E pak ditë më herët, në ditën e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, Shtojca për Kulturën në KOHËN Ditore, iu dedikua pikërisht veriut dhe Urës së Mitrovicës.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Halit Barani, pati thënë se po që se do bashkësia ndërkombëtare, ura e Ibrit mund të hapet për qarkullim për vetëm një orë.

“Nëse është e gatshme bashkësia ndërkombëtare, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, që është duke i përkrahur skajshmërisht bandat kriminele serbe, ura hapet brenda ditës, brenda një ore”, pati thënë Barani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu