Kush po provokon me situatën në Hasanbeg?!

A po tentohet Hasanbegu të shndërrohet në arenë të provokimeve dhe nxitjes së konflikteve nga partitë rivale maqedonase edhe atë mu në mes popullatës ku jetojnë shqiptarë?

Popullata lokale e goditur nga tragjedia, dëshmoi se lojërat e pista të politikanëve maqedonas nuk janë të nevojshme, prandaj edhe ndodhi ajo që ndodhi me ta, u dëbuan një nga një nga banorët lokal shqiptar. Edhe atë duke nisur si nga lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, ai i Gazi Babës Toni Trajkovski, pastaj kryeministri teknik Emil Dimitriev…

Këtu nuk qëndron më mirë as edhe partia e Zoran Zaevit e cila njëjtë po tenton të poentojë në llogari të tragjedisë së hasanbegasve.

Ndodhia e djeshme atje, me një aktivist të “Levicës” (e majta), i cili në vend se të ndihmojë popullatën lokale në kontinuitet në fakt kishte provokuar, “lë hapësirë për dyshime se dy partitë maqedonase VMRO e LSDM zgjedhin çdoherë mjediset shqiptare për të qërruar hesapet politike, jo dhe mjediset e tyre pastër maqedonase”. Pse nuk po ndodhë kjo ta zëmë në Stajkovcë, ku njëjtë pati tragjedi të vërshimeve?!

Me këtë madje shqiptarët tentohen të paraqiten si faktor destabilizues dhe prishës të rendit publik, ndërsa po subjektet maqedonase aktrojnë se kanë ardhur për të dhënë ndihmën e tyre, derisa në praktikë po del krejtësisht e kundërta.

E fundit ishte që megafonë partiak maqedonas duke tentuar të fshehin të vërtetën se bëhet fjalë për provokime edhe atë në mjedise shqiptare, dërgojnë nga vende të ndryshme të Maqedonisë, qoftë nga Prilepi që të shkaktojnë probleme, ndërsa fshihen nën maskën e ndonjë Organizate qoftë ajo e “Levicës” apo ndonjë tjetër.

Pra, në Hasanbeg, aty ku jetojnë shqiptarët, nuk ka vend për lojëra të këtilla të subjekteve maqedonase, sepse shqiptarët aty janë duke e dëshmuar veten vetvetiu, duke iu dalë në ndihmë popullatës lokale të atjeshme.

Zaev3-1-300x188 zaevi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu