Kuvend, mbahen seanca të tre komisioneve

Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të tre komisioneve, Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Komisioni ligjvënës juridik dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Në rendin e ditës të seancës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, e caktuar për në ora 11:00, janë vendosur 11 projektligje, shumica nga fusha e ekologjisë.

Anëtarët e Komisionit duhet t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprim të objekteve të ndërtuara pa leje, në lexim të dytë, dhe Ligjin për planifikimin urbanistik, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, i cili duhet të fillojë në ora 11:00, do t’i shqyrtojë propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për evidencë amë në lexim të parë, si dhe Projektvendimin për miratimin e akteve të përgjithshme të Avokatit të popullit.

Në rend dite të seancës së Komisionit ligjvënës juridik të caktuar në ora 13:00 janë vendosur 23 pika. Mes pikave është edhe Propozim ligji për konfirmimin e çmimeve maksimale për mjekim spitalor dhe për testimin e pacientëve me Kovid-19 në institucionet private shëndetësore, në lexim të pare, të parashtruar nga deputetët e të Majtës, si dhe propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, në lexim të dytë, të parashtruar nga deputetët nga shumica në Parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu