Kuvendi solli vendimin për shpalljen e referendumit për emrin. Referendumi do të mbahet më 30 shtator 2018, ndërsa qytetarët do ti përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësimin e vendin në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen për emrin midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?
Referendumi do të jetë konsultativ. Deputetët e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE nuk ishin të pranishëm. Ata dorëzuan dy amendamente për të plotësuar vendimin për referendumin, por nuk janë pranuar nga maxhoranca. Opozita kërkoi që pyetja duhet të përfshinte vetëm marrëveshjen për emrin dhe jo NATO dhe BE. (INA)