Kuvendi i Maqedonisë së Veriut cakton seancë për ambasadorët e rinj

Afrohet fundi i pritjeve të një pjese të ambasadorëve për të udhëtuar drejt përfaqësive diplomatike ku ka dhe mungesë të ambasadorëve dhe në disa të tjerë ndryshim të tyre, shkruan InfoShqip.

Në seancën e 23-të të Komisionit për punë të jashtme, gjatë ditës së nesërme, ambasadorët e nominuar do të thirren në komision për të prezantuar tezat e tyre.

Një pjesë e ambasadorëve kanë pritur të thirren në komision madje edhe pas 5 muajsh marrëveshje, ndërsa për disa të tjerë dokumentet janë dorëzuar në fillim të muajit korrik.

Në seancën e ditës së nesërme do të prezantojnë ambasadorët e nominuar; Zoran Popov që duhet të shkojë në SHBA, Evgenia Ilieva në Slloveni, Agron Buxhaku në Kanada, Driton Kuçi në Norvegji dhe Metodija Balevski në Belgjikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu