Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikon protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për herë të parë ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë, pasi vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 27 mars 2022.

Suedia dhe Finlanda që të bëhen anëtare të NATO-s, nevojitet që të 30 anëtarët të ratifikojnë protokollet. Para Maqedonisë së Veriut 17 anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, përfshirë edhe Shqipërinë. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në Aleancë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu