Kuvendi i Maqedonisë votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetet

Në kuadër të mbledhjes së 114-të të kuvendit të Maqedonisë, me 47 vota ”për” dhe 23 vota ”kundër”, me procedurë të shkurtuar, u votua Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për buxhetet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç qëndron në arsyetimin, qëllimi i këtij ligji është sigurimi i shpejtë dhe efikas i mjeteve financiare në raste të gjendjeve të krizave.

Opozita ishte kundër këtij ligji, me arsyetimin se mundëson shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe ndërhyrje të qeverisë në përgjegjësitë e kuvendit. LSDM-ja dhe PRSD-ja deklaruan se ligji nuk definon, e as përcakton se si do të harxhohen paratë e rishpërndara në raste të ndonjë gjendje krize, që ofron mundësi të keqpërdorimit të tyre./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu