Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare të Maqedonisë

Në kuadër të mbledhjes së 111-të të kuvendit të Maqedonisë u ratifikuan dy marrëveshje me Republikën Socialiste të Vietnamit dhe me Republikën e Italisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, tash e tutje qytetarët e Maqedonisë dhe Vietnamit që kanë pasaportë diplomatike, do të mund të udhëtojnë pa viza, kurse marrëveshja me Italinë, ka të bëjë me shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Për këto marrëveshje diskutuan Lidija Dimova nga LSDM-ja e cila nuk kundërshtoi gjë por konsideroi se është e paqartë se si qeveria vendos për prioritetet e saj, duke theksuar se nga 240 ratifikimet e fundit, vetëm 50 janë për BE-në.

 Dimova mori një replikë nga Sasho Vasilevski dhe Magdalena Manaskova, nga radhët e OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se vërejtja e Dimovës nuk qëndron dhe se diskutimi i saj është i paarsyeshëm./infoshqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu