Qytetarë dhe politikanë të Maqedonisë së Veriut për të tretën ditë me rradhë vazhdojnë të solidarizihohen me popullin boshnjakë, pasi këtë vit bëhen 29 vjet nga vrasja më makabre e mbi 8300 djem dhe burra në Srebenicë të Bonsjes. Njëri ndër institucionet që ka përkujtuar viktimat sot ka qenë edhe Kuvendi i Republiksë së Maqedonisë së Veriut. Kryeparlamentari Afrim Gashi, tha se Gjenocidi i para 29 viteve nuk duhet harruar e as nuk guxon të përsëritet. Ai shtoi se ngjarja e para 29 viteve është ende e freskët në memorien kolektive, ndërkohë që shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, qytetarëve dhe institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës.
AFRIM GASHI,KRYETAR I KUVENDIT
“Gjenocidi në Srebrenicë prej para 29 vjetësh është ende i freskët në memorien kolektive, veçanërisht në mesin e qytetarëve të këtyre hapësirave. Në korrik të vitit 1995, për vetëm disa ditë, u vranë më shumë se tetë mijë boshnjakë, nga mosha gjashtë mujore deri në 90 vjeç, në një nga krimet më të mëdha në territorin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Mijëra familje mbetën pa djem, baballarë, vëllezër, motra, nëna… Me qindra mbiemra të njëjtë apo të ngjashëm të shkruar në pllakat e mermerit në Potoçari janë dëshmitarë të heshtur të ekzekutimit të brezave të tërë në një familje”.
Srebrenica është një monument i mizorisë njerëzore dhe pasojave të pakuptueshme të urrejtjes. Srebrenica, bën thirrje për vigjilencë dhe veprim për të parandaluar episode të tilla në të ardhmen. Kështu u shpreh përfaqësuesja e shoqatës “Divanhanja”, Mersiha Smailoviç.
MERSIHA SMAILOVIS,PËRFAQËSUESE E SHOQATËS DIVANHANJA
“Shteti ynë, jo vetëm që votoi për Rezolutën e OKB-së, por është edhe bashkësponsor, ndaj merr përsipër detyrimet që duhet t’i përmbushë në drejtim të rritjes së kujtimit të Srebrenicës, si dhe në prag të 30-vjetorit të gjenocidit vitin e ardhshëm”.
Në këtë përkujtim morën pjesë edhe shumë intelektual tjerë, ndër to edhe Profesor Xhemil Bektoviq, i cili theksoi se Maqedonia e Veriut, duke mbështetur Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe me aktin e përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në Kuvend, edhe një herë tregon se është në krah të ligjit, të drejtësisë dhe në anën e viktimave.
Ndërkaq, në mbështetje për Srebenicën, Këshilli Kombëtar Boshnjak, të ejtën në Shkup Maqedonisë organizoi një marsh përkujtimor për të shënuar përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Marshi filloi nga parku i Çairit dhe duke kaluar përmes Çarshisë së Shkupit përfundoi në Sheshin “Maqedonia”.