Kuvendi sot konfirmon dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferi, ky i fundit pret mandatin për kryeministër

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e radhës ku pritet të konfirmohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, si dhe do të votohet zgjedhja e kryeparlamentarit të ri, që kandidat për këtë post është Jovan Mitreski, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, përcjell INA.

Zgjedhja e qeverisë teknike pritet të ndodhë më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Paraprakisht, partitë politike do ta informojnë kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski se kanë shumicë në Kuvend, pas së cilës ai pasdite do t’ia dorëzojë Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike. Të shtunën kryeministri Xhaferi do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu