Kuvendi vendos për Tahirin! A do ta lejojë Rama arrestimin e tij?

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë ku do të votohet fati i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Para Kuvendit, Rama do të mbledhë grupin parlamentar të PS-së për udhëzimet e fundit lidhur me votimin rreth Tahirit.

Këshilli i Mandatëve dorëzoi në Kuvend dy raporte, atë të maxhorancës kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit dhe atë të opozitës e cila kërkon zbatimin e këtyre kërkesave.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dy vepra të rënda për të cilat nëse vërtetohen mund të rrezikojë minimuni 14 vite burg. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu