Kuvendi votoi ministrat e rinj, ASH zyrtarisht pjesë e Qeverisë

Me 65 vota “për” Kuvendi pas 14 ditësh debat votoi rikonstruimin e Qeverisë. Me propozimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për ministër i Drejtësisë u zgjodh Krenar Lloga, ministër i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ministër i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu dhe ministre e Ekologjisë, Kaja Shukova.

Për ministrat e Aleancës për Shqiptarët votoi edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Deputetët e opozitës maqedonase nuk votuan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu