Kuvendi zgjedh sot ministrin e Shëndetësisë dhe ate të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ja emrat e propozuar

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të, ku pritet zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, pas shkarkimit nga kjo detyrë të premten të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga radhët e ASH-së.

Pas votimit të shkarkimit të tyre që ndodhi rreth mesnatës së të premtes, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se për ditën e hënë në ora 11:00 është caktuar seanca e zgjedhjes së ministrave të rinj në këto dy dikastere.

Për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Naim Bajrami.

Propozimi për emërimin e Demirit dhe Bajramit në zëvendësimin e ministrave aktualë erdhi nga Aleanca për Shqiptarët pas një përçarjeje partiake në të cilën Mexhiti dhe Aliu dolën në anën e kreut të partisë Arben Taravari pas vendimit të tij që ASH të bëj koalicion me partitë opozitare shqiptare për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu