Ky do të jetë kryeministri i ri i Serbisë

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisa Mali është kandidati më serioz për kryeministër të ri të Serbisë, raportojnë mediat e Beogradit, duke thënë se ai “tashmë po shkruan një ekspoze”, transmeton Beta.

“Është e vërtetë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se janë katër kandidatë për mandatin, dy prej të cilëve janë të njohur për opinionin, dy jo dhe në mesin e tyre ka edhe ekspertë jopartiak, por duket se në këtë moment ministri Mali është në prag për t’u bërë personi i parë në Qeveri”, raporton gazeta Danas, duke cituar një burim nga qeveria aktuale.

Sipas gazetës, “informacionet janë se ai tashmë po shkruan një ekspoze, por derisa të mbarojnë konsultimet në SNS dhe më gjerë dhe derisa presidenti (Aleksandar Vuçiq) të marrë një vendim përfundimtar, është e vështirë të thuhet me siguri se kush do të të jetë kryeministri i ri”. Në garë është edhe kryeministrja aktuale Ana Bërnabiq. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu