Ky është amaneti që la pas vetes Leze Qena

Sot ka ndërruar jetë ikona e aktrimit shqiptar, Leqe Qena. Aktorja e njohur Leze Qena na pikëlloi të gjithëve këtë mëngjes me lajmin e ndarjes nga jeta ndryshe prej shumë viteve që na dha buzëqeshje.

Ajo ndërroi jetë në QKUK pas komplikacioneve shëndetësore. Prej disa javësh, burime të Prive kanë mësuar se aktorja ishte në gjendje tejet të rëndë dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Burime pranë ikonës së humorit kanë bërë të ditur se amaneti i saj i fundit ka qenë që të varroset në Prizren, qytetin ku u lind e nga i cili nuk u shkëput tërësisht asnjëherë përkundër dallgëve të jetës.

Në kohën e pandemisë të coronavirusit, mbetet tejet problematik organizimi i ceremonisë së lamtumirës dinjitoze për aktoren Qena, detaj i cili ende nuk është qartësuar dhe që pritet të definohet në orët në vazhdim.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu