Shtyhet vizita e Wittkopf dhe Kushner në Moskë

Të dërguar të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Wittkopf dhe Jared Kushner, kanë shtyrë vizitën e planifikuar në Moskë.

Në një kohë kur vëmendja është përqendruar te lëvizjet amerikane në lidhje me luftën në Ukrainë, një burim i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS të dielën se vizita e planifikuar në Moskë nga i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Wittkopf, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit, është shtyrë.

Burimi theksoi se vizita nuk ka gjasa të ndodhë para fundit të gushtit, duke shtuar se “ka arsye për shtyrjen e saj”, pa dhënë detaje. Më herët ishte raportuar se Wittkopf dhe Kushner mund të vizitonin Kievin dhe Moskën deri në fund të gushtit, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për çështjen ukrainase.

Në të kundërt, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov konfirmoi se Presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të takohet përsëri me të dërguarit amerikanë, por theksoi se kjo varet nga natyra e propozimeve që ata do të sjellin.

Shtyrja e vizitës vjen në një kohë kur përballja midis Moskës dhe Kievit po përjeton një përshkallëzim të ri brenda territorit rus, me sulmet me dronë ukrainas që vazhdojnë ndaj objektivave larg vijave të frontit.

Presidenti Putin deklaroi se “Ukraina i ka hapur portat e ferrit vetes me sulmet e saj ndaj objektivave ekonomikë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu