Ky është autori i vrasjes së dyfishtë në Çellopek

Autori i dyshuar i vrasjes në Çellopek të Tetovës është Ilmi Ismaili, 60 vjeçar nga ky fshat, mëson INA nga burime jozyrtare.

Incidenti ndodhi sherri i një prone vendparkimi. Pas një zënke 60 vjeçari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy familjarëve, duke i lënë të vdekur, ndërsa një familjar i tretë ka pësuar plagë të rënda.

Siç mësohet, i dyshuari para disa viteve ishte kthyer nga mërgimi dhe jetonte në fshat.

Policia e Tetovës ka konfirmuar incidentin e rëndë, duke njoftuar se autori vrasjes është një 60 vjeçar, dhe se ai është në lidhje familjare me dy viktimat.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell INA.

SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu