Ky është drejtori shqiptar që po bën “luftë” për shqipen në Ohër (FOTO)

Vendosja e tabelës në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Ohër ka ngjallur reagime të tmerrshme fyese kundër drejtorit shqiptar Samet Rizvani, informon INA.

Tabela pasi që ishte vendosur para disa muajve, ajo disa netë më parë është thyer dhe vandalizuar, sidomos në pjesën ku është shkruar në shqip. Por e përditshmja “Dnevnik”, shkruan se nuk janë vandal ata që e kanë thyer tabelën, por ata që e kanë vendosur. Kjo sipas kësaj gazete bazohet në ate se gjuhëa shqipe nuk është zyrtare në Ohër dhe se nuk guxon të përdoret gjuha shqipe.

Mediat maqedonase kanë atakuar drejtorin shqiptar, duke kërkuar ndëshkimin e tij nga inspektorate qeveritare, por edhe komunale, për shkak se me këtë është shkelur ligji dhe është bërë provokim. Policia as që ka gjetur ndonjë gjurmë apo autorët e sulmit vandal. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu