Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrisë, Xhafer Tahiri, mund të mos jetë shumë krenar për të kaluaren e tij profesionale.
Tahiri i cili ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, vitin e kaluar bashkë me kolegët e tij ju kishte nënshtruar provimit të Jurispodencës.
Por Tahiri ishte larguar nga ky provim pasi nuk i kishte respektuar rregullat e parapara, ai ishte kapur duke kopjuar me telefonin celular gjatë mbajtjes së provimit me shkrim, shkruan Magazina.al
Komisioni për mbajtjen e provimit të Jurispodencës e kishte larguar Tahirin nga provimi, i cili në atë kohë ishte asistent në katedren e historisë në UP.
Tahiri i cili kishte shërbyer edhe si këshilltari i ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kishte mohuar lajmin se ai ka kopjuar, duke e quajtur si tendencioz./Magazina.al/
https://magazina.gjirafa.com/?video=kandidati-per-kryetar-komune-qe-u-kap-duke-vjedhur-ne-provim&t=0.00










