Ky është qyteti me më shumë miliarderë në botë

Sipas listës vjetore të Forbes, Pekini, është shtëpia e më shumë miliarderëve se çdo qytet tjetër në botë. Kryeqyteti i Kinës shtoi 33 miliarderë në listë vitin e kaluar, sipas revistës së biznesit, duke mundur ngushtë New Yorkun, i cili ka mbajtur renditjen më të lartë për 7 vjet.

Kontrolli i shpejtë i Kinës në luftën me Covid-19, rritja e firmave të reja të teknologjisë dhe tregjeve të aksioneve e ndihmuan atë të fitonte vendin e parë, informon abcnews.al.

Edhe pse Pekini tani ka më shumë miliarderë sesa Big Apple, vlera e kombinuar neto e miliarderëve të New York City mbeti 80 miliardë dollarë amerikanë, më e madhe se ajo e homologëve të tyre në Pekin.

Banori më i pasur i Pekinit ishte Zhang Yiming, themeluesi i aplikacionit TikTok dhe shefi ekzekutiv i firmës së tij mëmë ByteDance. Vlera e tij neto u dyfishua në 35,6 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, banori më i pasur i Neë York City, ish-Kryetari Michael Bloomberg, ka një pasuri me vlerë 59 miliardë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu