Ky është Range Roveri më i fuqishëm! (VIDEO)

Kompania britanike Land Rover ka lançuar modelin më të fuqishëm të Range Roverit. SV Autobiograhy Dynamik është modeli më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë. Modeli i ri vjen me motorin supercharged V8 5.0-litra me 550 kuajfuqi.

Motori i fuqishëm është i huazuar nga Ranger Rover Sport SVR. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.1 sekonda ndërsa ajo maksimale është 225 kmh. Modeli i ri vjen me tetë shpejtësi automatike të zhvilluara nga kompania ZF që synon një vozitje komode me performanca supreme.

Land Roveri ka krijuar tre ngjyra të ndryshme për SUV-in e ri i cili do të ketë dy lloje të rrotave, atë 21 dhe 22-inç.
Çmimi i modelit të ri vijon nga 76 mijë funte deri në 132 mijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu