Ky është shqiptari në kreun e ISIS-it, ja detajet (FOTO)

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka folur në emisionin “Opinion” të “Tv Klan”, ku foli për të shkuarën e tij. Demiraj është shprehur në lidhje me Lavdrim Muhaxherin, ndër të tjera.

“Nga sa kam ndjekur, Lavdrim Muhaxheri ka vdekur dhe se është e vërtetë e nuk ka këtu asgjë që nuk është e vërtetë. Muhaxheri ka qenë në nivele të larta të drejtimit me ISIS. Po ka qenë lart në nivel të IS për keq dhe se banonte në Kosovë, pranë kufirit me Maqedoninë. Jo vetëm Muhaxheri ka qenë në nivel të lartë të ISIS. Në nivel të lartë të IS ka qenë edhe Al Albani. Gjithashtu ka pasur edhe dënime në Shqipëri, Kosovë etj. Por jo vetëm ne në Shqipëri e në Kosovë kemi probleme. Edhe shtete perëndimore kanë ushtarë në ISIS dhe është problem ndërkombëtar”, tha Demiraj ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu