Jemeni përballet me krizën më të madhe në botë të urisë e cila mund të lërë miliona viktima nese nuk fillon dërgimi i ndihmave urgjente, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i OKB-së
Mark Lowcock, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare, i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite të heqë bllokadën e vendit të rrënuar nga konflikti.
Të hënën, koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare me Jemen, pasi rebelët Houthit gjuajtën një raketë drejt kryeqytetit të Riadit.
Ajo ra në aeroportin e kryeqytetit saudit. Arabia Saudite tha se bllokada ishte e nevojshme për të ndaluar Iranin që t’u dërgonte armë rebelëve.
Irani mohon armatosjen e rebelëve, të cilët kanë luftuar koalicionin e udhëhequr nga Sauditët që nga viti 2015.
Loëcock mbajti një deklaratë për shtyp të mërkurën, pasi informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas dyerve të mbyllura.
“Unë i kam thënë këshillit se nëse këto bllokada nuk hiqen … në Jemen një zi buke…miliona njerëz do të vdesin, u tha Lowcock gazetarëve.
“Do të jetë uria më e madhe që bota ka parë për shumë dekada “.













