Ky është vendimi i fundit i Juventusit për Mandzukic

Sulmuesi veteran i Juventusit të Serisë A, Mario Mandzukic, ka vazhduar të stërvitet i vetmuar mes thashethemeve që ai largohet nga klubi në afatin e ardhshëm të transferimit.

Mandzukic është i lidhur me një largim nga klubi me qendër në Torino, pasi humbi vendin e tij në formacionin startues që nga ardhja e menaxherit të ri Maurizio Sarri në verë.

Ka pasur raporte në të kaluarën e afërt se lojtari mund të vesh fanellën e Manchester United në janar, mirëpo klubi anglez nuk duket edhe shumë ‘nxehtë’ që të bëjë këtë transfer.

Mandzukic ishte përmendur për një kalim të mundshëm edhe te Milani, mirëpo klubi rosonerë tashmë objektiv të vetëm për sulm e ka Zlatan ibrahimovicin.

Sa i përket raportit të fundit, 33-vjeçari ka vazhduar të stërvitet vetëm dhe nuk takon më shokët e tij të skuadrës në Torino.

Mandzukic ka qenë me Juventusin që nga vera e vitit 2015 kur u transferua nga klubi spanjoll Atletico Madrid për një tarifë transferimi të raportuar prej 23.5 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu