Ky jaht prej qindra miliona eurosh mund të bëhet i padukshëm edhe nëse jeni afër tij, ndiqni pamjet (VIDEO)

Imagjino! Ju udhëtoni në një superjaht ,ndërsa dukeni sikur jeni në ajër. Një superjaht 264 milionë dollarë që kthehet i padukshëm për çdo njeri për më shumë se 50 metra po pritet të ndërtohet.

Superjahti 106 metra do të jetë tërësisht i veshur me xham i cili reflekton imazhin e detit.

Kjo do të bëjë që anija 4 200 tonëshe të zhduket nga sytë e njerëzve deri në 50 metra largësi – edhe pse çdo radar do të mund të detektojë atë.

Brenda do të ketë dhe teatër, helipad, spa dhe kinema.

Superjahti është vepër e ndërtuesve të anijeve italiane Fincantieri dhe firmës holandeze Van Geest Designs për ‘zhdukjen midis ujit dhe qiellit’ dhe ‘përzierje në horizont’.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu