Ky plumb ua prishi festën qindra qytetarëve të Tiranës

Për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e djeshme e cila la shumë zona të Tiranës pa energji elektrike, të cilat tashmë i janë kthyer normalitetet, OST ka kryer një denoncim në polici.
Sipas OST në n/stacion është qëlluar me armë zjarri, çfarë ka qenë edhe shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në Shqipëri, qytetarët vijojnë ende të qëllojnë me armë në ajër në natën e ndërrimit të viteve.

Mbrëmjen e djeshme, një defekt në nënstacionin e Uzinës së Traktorëve ka bërë që të dalë jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së.

OSHEE ka njoftuar se në terren ndodhen disa ekipe elektricistësh dhe po punohehej për të risjellë energjinë sa më parë.

Njoftimi i OSHEE

Gjate 24 oreve te fundit dhe ne vijim OSHEE eshte vendosur plotesisht ne gatishmeri, me 1800 punonjes ne te gjitje vendin!

Per te pare nga afer situaten dhe udhezuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela zhvilloi nje inspektim ne dispecerine rajonale te Drejtorise OSHEE Tirane.

Masat e marra bene te mundur nje organizim dhe reagim te shpejte per menaxhimin e rrjetit shperndares te energjise elektrike. Eshte per tu theksuar fakti i normalizimit te rrjetit ne zonen e Nst Traktora brenda 40 minutash, pas nderprejes qe ndodhi nga demtimi i linjes 110 kV te OST. Per ngjarjen e kesaj te fundit, OST ka kryer denoncim ne polici ne komisariatin nr 4, pasi te dhenat paraprake tregojne se linja e OST eshte goditur me mjete zjarri (dyshohet arme zjarri pasi eshte gjetur gezhoje). Aktualisht qe flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu