Ky qytet europian i fundosur, atraksion turistik për shkak të thatësirës

Mbetjet e qytetit Aceredo në veriperëndim të Spanjës, i cili u zhyt 30 vjet më parë për shkak të thatësirës, ​​dolën nga uji këtë verë për t’u bërë një atraksion turistik.

Qyteti u përmbyt nga ndërtimi i një dige në vitin 1992 dhe sot rrënojat e tij vizitohen nga turistë të shumtë.

Spanja është prekur nga thatësira këtë vit, ashtu si edhe pjesa tjetër e Evropës.

“Thatësira aktuale duket të jetë më e keqja në të paktën 500 vjet,” paralajmëroi raporti i përbashkët i kërkimit të Komisionit Evropian.

Sipas studimit, mungesa e reshjeve po ndikon në bujqësi dhe po rrit rrezikun e zjarreve në pyje, duke krijuar një “situatë shqetësuese” ku 64 për qind e territorit të Bashkimit Europian është nën paralajmërim apo alarm.

Për shkak të thatësirës, ​​Komisioni Evropian parashikon 16, 15 dhe 12 për qind më pak rendimente të misrit, sojës dhe lulediellit në krahasim me mesataren pesëvjeçare. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu