Labi: Të dashur njerëz, mos iu dorëzoni depresionit dhe as padrejtësive në vend

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të zëshëm në vend. Artisti, i cili ka bërë deklarata e shkrime të ndryshme, po vazhdon të marrë vëmendje të madhe akoma në rrjetet sociale.

Ai së fundmi ka nisur një iniciativë për t’i përkrahur bizneset, pasi shumë prej tyre nuk janë në funksion për shkak të masave të reja ndaj COVID-19.

Lidhur me këtë, Labi thekson se nuk duhet t’i dorëzoheni depresionit dhe padrejtësive në vend, duke theksuar se kanë përkrahjen e tij të vazhdueshme.

“Të dashur njerëz të kësaj toke. Mos iu dorëzoni as depresionit dhe as padrejtësive në vend. Luftoni ato dhe do të vijnë ditët e mira. Ja ku jam me ju dhe duhet të janë edhe shumë të tjerë për të ju përkrahur. Me dashuri dhe mirësi. Labi FKSH”, ka thënë ai.

Labi njëherësh ka filluar këtë nismë duke shpërndarë postime që ndjekësit dhe fansat i dërgojnë të lokaleve apo bizneseve të tyre.

Krijuesi i shumë hiteve në qershor po ashtu mbajti një protestë para Qeverisë për të lejuar mbajtjen e dasmave, por që kjo gjë nuk u aprovua meqë rastet pozitive janë shtuar dukshëm muajve të fundit.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu