Lacroix: Xhaka është udhëheqës i lindur, e meriton çdo sukses

Lojtari zviceran i Hamburgut, Leo Lacroix, ka lavdëruar Granit Xhakën, duke cilësuar si një “playmaker të vërtetë”, i cili meriton të luajë për një nga klubet e elitës së futbollit. Xhaka, 26 vjeç, tashmë ishte konsideruar si një nga mesfushorët më premtues të Evropës kur u largua nga Borussia Monchengladbach në Emirates në vitin 2016.

Ai që atëherë është bërë pjesë kyçe e ekipit të Topçinjve, duke luajtur në çdo lojë të Ligës Premier për klubin sezonin e kaluar dhe duke humbur vetëm një takim deri më tani në sezonin aktual.

Pavarësisht nga mosha e tij relativisht e re, mesfushori është shfaqur edhe në dy Kupat e Botës për Zvicrën, duke ndihmuar helvetikët të kalojnë grupet për herë të parë që nga vitet 1930; dhe Lacroix beson se rëndësia e tij për klubin dhe vendin nuk mund të tejkalohet.

“Unë kam luajtur me Xhakën në ekipet zvicerane të moshave U-18 dhe U-19, pastaj ai shkoi drejt ekipit të parë”, ka thënë fillimisht për Goal.

“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, mund të bëjë dallimin me pasimet e tij, rikuperimin e topit dhe golat e tij. Ai është një udhëheqës [organizator] i vërtetë”.

“Ai është kapiteni i Zvicrës dhe skuadra është ndërtuar rreth tij, ai luan rolin kryesor në Arsenal”.

“Gjithçka që i ndodh atij është e merituar, sepse ai është një punëtor i vërtetë”, përfundoi lojtari zviceran.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu