Lajm i keq për ata që kanë euro, sërish në rënie, Euro po zhvlerësohet çdo ditë e më shumë

Monedha e përbashkët Euro ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.61 lekë, me një rënie prej 0.03 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Vetëm gjatë kësaj jave, euro ka humbur 0.53 lekë, duke e çuar monedhën e përbashkët në një tjetër rekord të ulët të këtyre 10 viteve, në nivele që nuk ishin parë që nga muajt e parë të vitit 2009.

Për pesë muajt e parë të këtij viti, mesatarja e këmbimit të monedhës së përbashkët ishte 130.9 lekë, më e ulëta që nga viti 2008, kur mesatarja e vitit ishte 122.8 lekë. (për 2009-n, mesatarja e këmbimit për gjithë vitin ishte 132.1 lekë), për tu ngjitur pastaj vitet e mëpasshme në rreth 139-140 lekë, përpara se të fillonte sërish rënien në gjysmën e dytë të vitit 2016. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu