Lajm i keq për Barcelonën, Messi në dyshime për ndeshjen e sotme

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Super Kupën e Spanjës, ku së pari do të luajnë në gjysëm finale, Barcelona kunder Real Sociedad dhe më pas edhe Real Madrid ndaj Athletic Bilbao. Blaugranët mposhtën bindshëm Granadan, 4-0, në ndeshjen e La Ligas këtë javë. Mirëpo, nga kjo ndeshje u pa një shqetësim i vogël që kishte Lionel Messi me ç’rast ai u zëvendësua.

Tani, mediat në Spanjë po raportojnë se argjentinasi mund ta humbas ndeshjen e sotme, ose të paktën të mos jetë titullar. Vendimi i trajnerit, Ronald Koeman, do të vendosë gjithçka, pra, nëse kapiteni luan sonte apo jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu