Lajm i keq për Kosovën: Ky shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Serbia nuk po ndalet pavarësisht thirrjeve, autoritetet serbe kanë paralajmëruar se shteti i radhës që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës është Togo.

Shteti i cili me 2 korrik të 2014 kishte njohur si shtet Kosovën, tani po thuhet nga serbët se ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

Kështu po thotë portali serb ‘Alo’ atje i afërt me diplomacinë e Jashtme të Serbisë dhe shefin e saj Ivica Dacic.

“Pavarësisht presionit të madh nga disa nga vendet më të mëdha, veçanërisht SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, një vend tjetër, i pesëmbëdhjetë me radhë, ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës”, shkruan ky medium.

“Shumë shpejt do të kemi më shumë tërheqje të njohjes së të pavarësisë së Kosovës, sepse të paktën dy vende afrikane janë një hap larg nga ndjekja e shembullit të Togos”.

Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë rreth 4,2 milionë banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Kryeqytet i Togos është Lome, ndërsa frëngjishtja është gjuhë zyrtare.

Kujtpojmë se Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të njohura si shtetet e QUINT-it, të martën e lamë pas, pra më 13 gusht, i kanë bërë thirrje Serbisë që të ndalojë propagandën e saj kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu