Lajm i mirë! Banka Botërore do të japë 10 milionë euro për familjet e varfëra shqiptare, ja si do të përfitohet

Banka Botërore do të fillojë të implementojë një projekt prej 10 milionë eurosh, ku do t’i ndihmojë familjet e varfra kosovare.

Banka Botërore jep shifra të zymta për ekonominë e Shqipërisë, rënie prej -8.4% në vitin 2020 – Shqiptarja.com

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka njoftuar se ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, lidhur me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për mbështetje ndaj familjeve të varfëra në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

“Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë. Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu