Çmimi i naftës në Kosovë ka pësuar një rënie të lehtë për të dytën ditë me radhë.
Sipas çmimeve tavan të vendosura nga Ministria e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, çmimi i naftës sot në Kosovë do të shitet për dy cent më lirë se dje.
Një litër naftë sot do të kushtojë 1.76 euro, ndërsa një litër benzinë do të shitet për 1.44 euro.










