Lajm i mirë, del me sukses nga operacioni vajza shqiptare me Koronavirus

Është realizuar me sukses ndërhyrja urgjente kirurgjikale te një vajzë e re me koronavirus te spitali ‘Shefqet Ndroqi’.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ekipet tona të mjekësisë janë në lartësinë e detyrës.

‘Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës.

Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.

Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19’, shkruan Manastirliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu