Lajm i mirë në këtë kohë krize, kompania e njohur gjermane pritet të investojë në Maqedoni

Në ambientet e Agjencisë për investime të huaja, Drejtori Bekim Emini sot zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë gjermane Weber GmbH & Co. KG. Kompania vepron në fushën e automobilizmit dhe është në fazën përfundimtare për marrjen e vendimit për fillimin e një projekti të ri në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë Jorn Benner – Menaxher Profesional i Kontratës Marburger Heiner, i udhëhequr nga Ramadan Abdulai – Delegacioni i Odës Ekonomike Gjermane në Maqedoni, Drejtori i Invest North Macedonia Bekim Emini dhe përfaqësues të Sektorit për Shërbime të Investitorëve.

“Në këtë takim u përmbyll komunikimi aktiv njëmujor me kompaninë dhe u diskutua për detaje më të sakta rreth projektit të ri të kompanisë dhe po ashtu u theksua mbështetja e vazhdueshme që ka për investitorët potencialë nga Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit”, njoftoi pas takimit drejtori Emini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu